Bale, në dyshim ndaj Bayernit

Gareth Bale mund të mungojë në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Bayern Munichut. Mesfushori uellsian është me grip dhe nuk ka ushtruar me ekipin të hënën.

Sport

21/04/2014 21:32

Trajneri Carlo Ancelotti e mori një lajm të mirë për rikthimin e Cristiano Ronaldos, por për trajnerin e Real Madridit arrin menjëherë një lajm i keq.

Sipas mediave spanjolle, Gareth Bale mund të mungojë në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Bayern Munichut, që do të zhvillohet të mërkurën mbrëma.

Në fakt, ylli uellsian, i cili ishte hero i ‘Los Blancos’ në Copa del Rey’, nuk ka stërvitur të hënën për shkak të gripit që e ka kapluar në orët e fundit.

Mbetet të shihet nëse ish futbollisti i Tottenhamit do të shërohet për ndeshjen që do të zhvillohet në Santiago Bernabeu në mesjavë.