Bale mungon kundër Copenhagenit

Gareth Bale nuk do të luajë në duelin kundër Copenhagenit të mërkurën, që pritej të ishte debutimi i tij për Real Madridin në Santiago Bernabeu, në një ndeshje të Ligës së Kampionëve. Ylli uellsian – përforcim i ardhur gjatë afatit kalimtar të verës për rekord 100 milionë euro – nuk mori pjesë në stërvitjen e…

Sport

01/10/2013 18:10

Gareth Bale nuk do të luajë në duelin kundër Copenhagenit të mërkurën, që pritej të ishte debutimi i tij për Real Madridin në Santiago Bernabeu, në një ndeshje të Ligës së Kampionëve.

Ylli uellsian – përforcim i ardhur gjatë afatit kalimtar të verës për rekord 100 milionë euro – nuk mori pjesë në stërvitjen e fundit para duelit, për shkak të një dëmtimi muskulor, ka njoftuar gjiganti madrilen.

Andaj, Bale nuk është ftuar nga trajneri Carlo Ancelotti për duelin kundër Copenhagenit, i dyti këtë edicion në Ligën e Kampionëve pas fitores 6-1 në ndeshjen e parë kundër Galatasarayt.

Lista e plotë:

Portierët: Casillas, Diego Lopez, Jesus.

Mbrojtësit: Varane, Pepe, Ramos, Coentrao, Marcelo, Carvajal, Arbeloa, Nacho.

Mesfushorët: Khedira, Casemiro, Modric, Di María, Isco, Illarra.

Sulmuesit: Ronaldo, Benzema, Morata, Jese.