Bale largohet nga Reali, ja cilat skuadra po e kërkojnë në Premierligë

Janë skuadrat si Manchester United, Chelsea e Tottenahm, që po kërkojnë Balen.

Sport

12/11/2017 16:16

Gareth Bale mund të largohet nga Real Madrid.

Lëndimet e vazhdueshme që e kanë përcjellë yllin e Uellsit muajt e fundit, kanë bërë që skuadra mbretërore të konsiderojë seriozisht shitjen e tij verën e ardhshme.

Për lojtarin që Real Madrid në verën e vitit 2013 pagoi 100 milionë euro, ka interesim nga Premierliga.

E këto oferta, ‘Los Blancos’ janë të gatshëm t’i dëgjojnë, pavarësisht shumës së ofruar.

Janë skuadrat si Manchester United, Chelsea e Tottenahm, që po kërkojnë Balen.

Kujtojmë se deri më tani, Manchester United dhe Jose Mourinho kanë tentuar dy herë ta transferojnë Balen, por nuk kanë gjetur akordin me Real Madridin./Lajmi.net/

YouTube player