Bale kushtoi lirë

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez beson se klubi nga Santiago Bernabeu nuk e pagoi shtrenjtë blerjen e Gareth Bale nga Tottenham. Gjiganti spanjoll shpenzoi rekord 100 milionë euro për të blerë yllin uellsian nga klubi londinez. Por, Perez beson se Real nuk e bleu shtrenjtë Balen. “Bale erdhi në Madrid relativisht lirë”, deklaroi Perez…

Sport

24/09/2013 10:19

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez beson se klubi nga Santiago Bernabeu nuk e pagoi shtrenjtë blerjen e Gareth Bale nga Tottenham.

Gjiganti spanjoll shpenzoi rekord 100 milionë euro për të blerë yllin uellsian nga klubi londinez. Por, Perez beson se Real nuk e bleu shtrenjtë Balen.

“Bale erdhi në Madrid relativisht lirë”, deklaroi Perez për Cadena SER. “Transferimi i futbollistëve më të mirë në dispozicion është filozofi e Realit dhe Bale ishte futbollisti më i mirë në dispozicion gjatë verës. Ne e kemi përcjell për dy vjet”, u shpreh kreu i gjigantit madrilen.

“Tottenham fillimisht nuk deshi ta shesë, por kur dëgjuam se Manchester United kishte bërë ofertë, edhe ne e paraqitëm një. Ëndrra e tij e fëmijërisë ishte të luajë për Realin dhe kjo doli faktor vendimtar”, përfundoi ai.