Bale ka besim te skuadra e Uellsit

Njëri ndër lojtarët më të mirë në botë, Gareth Bale është i bindur se kombëtarja e Uellsit mund të sigurojë një biletë për në Euro 2016.

Sport

06/09/2014 23:25

Ndeshjen e parë sa i përket kualfikimeve për Euro 2016, Uellsi e luan kundër Andorrës në ditën e martë, aty ku do të kërkojë të marrë tre pikë shumë të vlefshme.

“Ne kemi një grup të mirë dhe një skuadër e cila është në gjendje të arrijë në Euro 2016”.

“Skuadra është në gjendje të shkëlqyer. Ne jemi të përgatitur shumë mirë dhe jemi të bindur se do kalojmë grupin”.

“Tashmë gjëja e vetme që na ka mbetur, është performanca e mirë në fushë, tha Gareth Bale për reporterët.

Uellsi nuk ka arritur të kualifikohet për ndonjë turne të rëndësishëm që nga viti 1976.