Bale, i siguruar

Një policë e sigurimit me vlerë prej 91 milionë eurosh. Përafërsisht aq sa pagoi Real Madrid për transferimin e tij. Sipas El Confidencial, gjiganti spanjoll është përkujdesur që të përfitojë shumën e lartpërmendur në rast se Gareth Bale detyrohet të pensionohet para kohe për shkak të lëndimeve të vazhdueshme. Bale u bë futbollisti më i…

Sport

15/10/2013 14:30

Një policë e sigurimit me vlerë prej 91 milionë eurosh. Përafërsisht aq sa pagoi Real Madrid për transferimin e tij.

Sipas El Confidencial, gjiganti spanjoll është përkujdesur që të përfitojë shumën e lartpërmendur në rast se Gareth Bale detyrohet të pensionohet para kohe për shkak të lëndimeve të vazhdueshme.

Bale u bë futbollisti më i shtrenjtë në histori të futbollit kur gjatë afatit kalimtar të verës iu bashkua Real Madridit nga Tottenham për rreth 100 milionë euro. Njësoj sikurse Bale, Reali thuhet se e ka siguruar edhe Cristiano Ronaldon, 96 milionë euro, aq sa e kishte blerë nga Manchester United.

Gjithnjë sipas El Confidencial, Reali shpenzon 4.5 milionë euro në vit për sigurimin e yjeve të ekipit, në mënyrë që të ketë garanci për secilin prej tyre në rast të ndonjë të papriture.