Bale i befasuar nga Liverpool

Ylli i Real Madridit, Gareth Bale ka pranuar se mbeti i befasuar nga ndryshimet e mëdha në formacionin e Liverpoolit për ballafaqimin e tyre në Santiago Bernabeu.

Sport

05/11/2014 13:45

Gareth Bale ka mbetur i befasuar nga formacioni i ndryshuar i Liverpoolit në duelin kundër Real Madridit të martën mbrëma në Santiago Bernabeu, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Menaxheri i Reds, Brendan Rodgers bëri shtatë ndryshime nga skuadra që humbi 1:0 në Newcastle të dielën. Por, skuadra e tij rezistoi mjaft mirë dhe në fund u mposht me rezultat minimal 1:0 nga Los Blancos.

“Kam mbetur i befasuar nga ndryshimet që i kishin bërë”, deklaroi Bale për “ITV”.

“Por, ata u angazhuan shumë. Është gjithmonë e vështirë të vini në Bernabeu, të luani kundër nesh. Jemi gjithmonë optimistë në fushën tonë, por ata luajtën mirë”, u shpreh ylli uellsian.