Bale gjen rehatinë

Në dy ndeshjet e fundit të Real Madridit kemi parë “uraganin” Gareth Bale. Kundër Elches, goli i tij erdhi pas një goditje prej mbi 100 kilometrash në orë – kandidat për golin e sezonit – kurse në Gjermani ai e shqeu mbrojtjen e Schalkes, me dy gola dhe një asistim në fitoren 6:1 të Los…

Sport

01/03/2014 13:30

Në dy ndeshjet e fundit të Real Madridit kemi parë “uraganin” Gareth Bale.

Kundër Elches, goli i tij erdhi pas një goditje prej mbi 100 kilometrash në orë – kandidat për golin e sezonit – kurse në Gjermani ai e shqeu mbrojtjen e Schalkes, me dy gola dhe një asistim në fitoren 6:1 të Los Blancos në duelin e vlefshëm për 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve.

Statistikat e tij, edhe pse nuk ka luajtur në gjysmën e ndeshjeve të Realit këtë sezon, janë qershia mbi tortë.

14 gola (10 në La Ligë dhe 4 në Ligën e Kampionëve) si dhe një numër i asistimeve në fillim të karrierës së një futbollisti që ka filluar të krijojë histori në Real Madrid.

Prezantimi i tij në derbin e parë të sezonit, tani është vetëm një kujtim i largët për Bale, në kohën kur vuante nga probleme të vazhdueshme fizike.

Ylli uellsian do të hyjë në duelin në Calderon të dielën kundër Atletico Madridit në kulmin e formës fizike dhe si titullar në pesë ndeshjet e fundit të Realit, ku mungoi në vetëm 11 minuta të ballafaqimit me Schalken, kur rezultati në favor të Los Blancos ishte i thellë 5:0.