Bale, gati për derbi

Gareth Bale nuk do të luajë për Real Madridin në ndeshjen kundër Elches të mërkurën, por pritet të jetë në dispozicion të shtunën për derbin e qytetit kundër Atletico Madridit në Santiago Bernabeu, ka njoftuar trajneri Carlo Ancelotti. Ylli uellsian, futbollisti më i shtrenjtë në botë pas kalimit në Real Madrid për 100 milionë euro…

Sport

24/09/2013 15:00

Gareth Bale nuk do të luajë për Real Madridin në ndeshjen kundër Elches të mërkurën, por pritet të jetë në dispozicion të shtunën për derbin e qytetit kundër Atletico Madridit në Santiago Bernabeu, ka njoftuar trajneri Carlo Ancelotti.

Ylli uellsian, futbollisti më i shtrenjtë në botë pas kalimit në Real Madrid për 100 milionë euro nga Tottenham gjatë verës, pësoi një dëmtim të vogël muskulor gjatë ngrohjes para duelit me Getafen të dielën dhe nuk u paraqit në formacionin bazë.

“Sot ai stërviti ndaras nga ekipi dhe mendoj se pa problem do të jetë në dispozicion për ndeshjen e së shtunës. Ai nuk do të luajë nesër por ne kemi kohë për të stërvitur me të në mënyrë që ta përgatisim mirë për të shtunën. Ai ishte pak sa i mërzitur pas ndeshjes me Getafen por menjëherë ka filluar të mendojë për ndeshjen e së shtunës”, deklaroi Ancelotti gjatë konferencës për shtyp.

Strategu italian mohoi sugjerimet se ai ishte fajtor për dëmtimin e Bales duke e inkuadruar në lojë menjëherë pas ardhjes së tij në klub, duke e ditur se futbollisti nuk ka zhvilluar përgatitjet e plota me Tottenhamin.