Bale e Ronaldo e gëzojnë Realin

Gareth Bale është stërvitur rregullisht, kurse ylli më i madh i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka dhënë shenja pozitive para finales së madhe të Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madridit.

Sport

21/05/2014 20:30

Lajme të mira për trajnerin Carlo Ancelotti dhe tifozët e Real Madridit, vetëm tri ditë para finales së madhe të Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madridit.

Ylli uellsian Gareth Bale është stërvitur rregullisht me grupin e futbollistëve kurse futbollisti kryesor Cristiano Ronaldo po ashtu ka dhënë shenja pozitive në përpjekjet e tij të rikuperimit nga lëndimi, në mënyrë që të luajë në finalen e madhe të Lisbonës kundër rivalit të qytetit.

Sipas medieve spanjolle, Bale dhe Ronaldo do të jenë titullarë për Real Madridin kundër Atletico Madridit.

Mirëpo, Los Blancos shumë vështirë se do të mund të llogarisin në qendërmbrojtësin Pepe, ndërsa paraqitja e sulmuesit Karim Benzema mbetet në dyshim. Në mungesë të Pepes, titullar pritet të jetë Raphael Varane.