Bale e do trofeun e Ligës së Kampionëve

Gareth Bale ndihet i kënaqur me paraqitjen e Real Madridit në ndeshjen e parë të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve, ku skuadra e Carlo Ancelottit e dërrmoi Schalken, duke e mposhtur 6:1 në udhëtim, për ta bërë një hap të madh drejt çerekfinales së këtij evenimenti. Mesfushori uellsian realizoi dy gola, njëjtë…

Sport

27/02/2014 07:40

Gareth Bale ndihet i kënaqur me paraqitjen e Real Madridit në ndeshjen e parë të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve, ku skuadra e Carlo Ancelottit e dërrmoi Schalken, duke e mposhtur 6:1 në udhëtim, për ta bërë një hap të madh drejt çerekfinales së këtij evenimenti.

Mesfushori uellsian realizoi dy gola, njëjtë si Karim Benzema e Cristiano Ronaldo, për ta ‘pushtuar’ stadiumin Gelsenkirchen. Me këtë rast, ‘Los Blancos’ po shkojnë në rrugë të mirë për ta fituar Championsin për herë të dhjetë në histori të tyre.

“Ishte një performancë e shkëlqyeshme. Ne ishim të përgatitur maksimalisht dhe të gatshëm për këtë ndeshje. Është një rezultat mjaft i favorshëm”, deklaroi fillimisht ish futbollisti i Tottenhamit për Sky.

“Është një ndeshje kolektive dhe një punë e secilit në fushë. Mendoj se ky është çelësi i këtij ekipi për t’u përmirësuar këtë vit”.

“Ne kemi hyrë për ta fituar këtë trofe. Ne duam ta fitojmë çdo kompeticion ku luajmë. E dimë se nuk do të jetë e lehtë, sepse ka ekipe të mëdha që do të luftojnë për këtë trofe. Por, ne do ta bëjmë punën tonë dhe ta mundohemi ta rrëmbejmë atë”, përfundoi Bale.

Reali do ta gostisë ekipin e Jens Keller në ndeshjen e kthimit të këtij evenimenti më 18 mars në Santiago Bernabeu, me një luks të madh.