Bale do të jetë ‘Ok’

Zinedine Zidane ka përkrahur Real Madridin për mënyrën e angazhimit të futbollistit të të shtrenjtë në botë, përforcimit të ri Gareth Bale. Ylli uellsian – i transferuar në klub më 1 shtator – bëri vetëm tri paraqitje për gjigantin spanjoll, para se të pësojë lëndim. Bale u tërhoq nga skuadra e Uellsit për ndeshjet e…

Sport

10/10/2013 17:10

Zinedine Zidane ka përkrahur Real Madridin për mënyrën e angazhimit të futbollistit të të shtrenjtë në botë, përforcimit të ri Gareth Bale.

Ylli uellsian – i transferuar në klub më 1 shtator – bëri vetëm tri paraqitje për gjigantin spanjoll, para se të pësojë lëndim. Bale u tërhoq nga skuadra e Uellsit për ndeshjet e ardhshme kualifikuese për Kampionatin botëror 2014, duke zgjuar selektorin Chris Coleman të kritikojë klubin nga Santiago Bernabeu.

Coleman akuzoi Realin për angazhimin e Bale ende pa u rikthyer në formë të mirë fizike. Por, asistenti i Realit, Zidane insistoi se 24-vjeçari është në rrugë të mirë për rikthim. “Ai është mirë i integruar në klub dhe të gjithë e kanë pritur mirë”, deklaroi Zidane për Sport360 në Abu Dhabi.

“Atij i mungonte pak sa përgatitja fizike kur erdhi andaj ishte delikate në fillim për shkak të kësaj. E vetmja gjë që mundon është gjendja fizike pasi ai nuk ka stërvitur më pjesën tjetër të ekipit. Ai ka dëshirë të madhe për tu rikthyer në stërvitje. Do të jetë gati”, u shpreh Zidane.