Bale: Do qëndroj te Reali, do rikthehemi të fuqishëm

Anësori i Real Madridit, Gareth Bale ka konfirmuar se do të qëndroj te skuadra e tij, duke shtuar se ata do të jenë më të fuqishëm në sezonin tjetër.

Sport

26/05/2015 23:41

Gareth Bale ka hedhur poshtë çdo mundësi që e lidh atë me një largim nga skuadra e Real Madridit, duke thënë se do të qëndroj në Bernabeu.

“Ne do të punojmë shumë në stërvitjet parasezonale dhe do shikojmë që në sezonin tjetër të rikthehemi edhe më të fortë me Real Madridin”, kishte shkruar Bale në tëitter.

Përndryshe, uellsiani ka falënderuar gjithashtu Ancelottin për dy vitet e kaluara te Real Madridi, duke i uruar atij të gjitha të mira në të ardhmen.