Bale debuton nesër

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka konfirmuar se përforcimi i ri, Gareth Bale, do të debutojë në duelin kundër Villarrealit të shtunën mbrëma. Ylli uellsian iu bashkua gjigantit spanjoll në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës për rekord 100 milionë euro, kurse në mesjavë bëri paraqitjen e tij të parë këtë stinor,…

Sport

13/09/2013 12:16

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka konfirmuar se përforcimi i ri, Gareth Bale, do të debutojë në duelin kundër Villarrealit të shtunën mbrëma.

Ylli uellsian iu bashkua gjigantit spanjoll në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës për rekord 100 milionë euro, kurse në mesjavë bëri paraqitjen e tij të parë këtë stinor, duke u aktivizuar për gjysmë ore në humbjen e Uellsit nga Serbia me rezultat 3-0 në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin botëror 2014.

Por, të shtunën do ta shikojë ndjenjën e re, si futbollist i Realit.

“Bale na është bashkuar pa zhvilluar përgatitjet e plota për sezonin e ri por gjendja e tij fizike nuk është e keqe. Do ta ftoj dhe ai do të luajë. Është i lumtur që na është bashkuar, është një futbollist i sinqertë, të cilit i pëlqen të jetë në shoqërinë e bashkëlojtarët. Kjo krijon skuadër”, deklaroi Ancelotti gjatë konferencës për shtyp.