Bale befason tifozët me vendimin final në Real Madrid

Gareth Bale vazhdon ta konsiderojë veten të rëndësishëm te ekipi madrilen.

Sport

19/01/2018 11:22

Gareth Bale nuk dëshiron të largohet nga Real Madrid.

Edhe pse ka zgjuar interesim nga Tottenham Hotspur, sulmuesi uellsian nuk dëshiron të ndahet nga “Los Blancos”.

“Sky Sports News” shkruan se Bale vazhdon ta konsiderojë veten të rëndësishëm te ekipi madrilen, përcjell “lajmi.net”.

Bale dëshiron të mbetet në Santiago Bernabeu për ta shpaguar besimin e trajnerit Zinedine Zidane pas një periudhe të gjatë të mungesës për shkak të lëndimit. /Lajmi.net/