Bale, Bale, Bale

Mungon Cristiano Ronaldo? Nuk ka problem, është Gareth Bale. Ylli uellsian realizoi het-trik në fitoren e Real Madridit ndaj Valladolidit 4:0, në Santiago Bernabeu, duel i vlefshëm për xhiron e 15’të në La Ligë. Ronaldo është rikuperuar pas lëndimit muskulor që pësoi fundjavën e shkuar në ballafaqimin kundër Almerias, por trajneri Carlo Ancelotti vendosi të…

Sport

30/11/2013 20:52

Mungon Cristiano Ronaldo? Nuk ka problem, është Gareth Bale. Ylli uellsian realizoi het-trik në fitoren e Real Madridit ndaj Valladolidit 4:0, në Santiago Bernabeu, duel i vlefshëm për xhiron e 15’të në La Ligë.

Ronaldo është rikuperuar pas lëndimit muskulor që pësoi fundjavën e shkuar në ballafaqimin kundër Almerias, por trajneri Carlo Ancelotti vendosi të mos e rrezikojë atë duke i besuar futbollistëve të tjerë.

Dhe, italiani nuk gaboi. Bale, përforcim i ardhur gjatë afatit kalimtar të verës nga Tottenham për 100 milionë euro, tregoi se mund të marrë rolin e liderit të ekipit kur Ronaldo nuk është në fushë. Ai realizoi het-trik në fitoren e thellë të Realit.

Golin tjetër për Los Blancos e shënoi Karim Benzema. Me këtë fitore, Reali ngjitet në kuotën e 37 pikëve, tri më pak se Atletico Madrid dhe Barcelona.

Gjiganti katalan luan të dielën në udhëtim te Athletic Bilbao.