Bale: Asnjë futbollist i këtij ekipi nuk mund të luajë në Real Madrid

Ylli i Real Madridit, Gareth Bale ka ngacmuar futbollistët e rivalit të qytetit, Atletico Madrid.

Sport

25/05/2016 11:30

Gareth Bale ka ngacmuar futbollistët e rivalit të qytetit, Atletico Madrid.

Ai ka thënë se asnjë prej tyre nuk mund të zënë vend në formacionin bazë të Real Madridit.

Dy skuadrat madrilene do të ndeshen të shtunën në finalen e Ligës së Kampionëve në San Siro.

Dhe, Bale nga ndezur tensionin me deklaratën e tij. “Për mua asnjë futbollist i Atleticos nuk mund të jetë titullar në Real Madrid”, deklaroi Bale për mediat spanjolle, përcjell “Lajmi.net”.

“Humbja në finale do të ishte aq dramatike sikur të përfundonim në pozitën e fundit. Andaj, kjo finale duhet të fitohet”, u shpreh ai.