Balaj shënoi për të gjithë shqiptarët

Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, Bekim Balaj golin e shënuar në fitoren ndaj Portugalisë i’a ka dedikuar të gjithë shqiptarëve.

Sport

08/09/2014 10:17

Balaj shënoi në minutën e 52’ që  njëherësh doli të jetë dhe goli i fitores në këtë takim.

“Kemi bërë fillimin më të mirë të mundur, pasi kemi marrë tre pikë në një ndeshje shumë të rëndësishme”.

“Golin e shënova falë një goditjeje të mirë me të djathtën. Atë i’a dedikoj familjes sime dhe të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen”, ishin fjalët e sulmuesit pas fitores.