Balaj: Kjo nuk dua të ndodh në ndeshjen Izrael – Shqipëri

Bekim Balaj ka një kërkesë për selektorin e Shqipërisë, Gianni de Biasi.

Sport

29/03/2017 11:29

Goli i fundit që kishte shënuar Kombëtarja shqiptare kishte për autor Bekim Balajn. Ishte sërish bomberi shkodran që ditën e djeshme shkurtoi diferencat ndaj Bosnjës. Në intervistën për RTSH-në, ai i dha një mesazh të qartë trajnerit De Biazi për aktivizimin në Izrael.

Balaj, një tjetër humbje pas asaj me Italinë.

E nisëm lojën mirë dhe po ta shihje e kishim atë nën kontroll, por prej gabimeve tona pësuam dy gola, por mund të kishte shkruar ndryshe. Bëmë dy gabime dhe u ndëshkuam.

A është Balaj lojtari që i zgjidh problemet e vështira të Kombëtares?

Unë bëj maksimumin në fushë dhe detyra jonë është që të shënojmë. Nuk i zgjidh unë vështirësitë, por e gjithë skuadra.

Mendoni që duhet të luani më shumë si titullar, sepse sa herë jeni në fushë shënoni gjithmonë?

Dëshira ime është që të luaj çdo ndeshje dhe në çdo sfidë që luaj jap maksimumin për të qenë në fushë ndeshjen e radhës. Nuk është vetëm Kombëtarja, por edhe ecuria me klubin. Vendimet e trajnerit nuk diskutohen.

Pse ekipi po luante më mirë në pjesën e dytë, ndryshoi skema apo fakti që u futën shumë sulmues?

Nuk e di, por ndoshta për faktin që unë jam i varur shumë nga loja e skuadrës dhe nga furnizimet me topa. Jo gjithmonë arrij të furnizohem siç duhet, por mendoj që ndoshta skema na bëri më të fortë. Futja e Roshit dhe e Cikalleshit gjithashtu na bëri të luanim më mirë.

Mund të na e shuani pak kureshtjen. Ishte penallti ndërhyrja ndaj jush?

Mendoj që ishte penallti, sepse unë i vodha kohën mbrojtësit dhe ai përdori dorën për të më ndalur.

Si do të ndiheshit nëse De Biazi do t’u thoshte që do jeni në stol për ndeshjen në Izrael?

Nuk do të më vinte mirë, por sigurisht që do të ulesha në stol për të qenë gati në pjesën e dytë.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6