Bakterja e frikshme që po vret mijëra njerëz, po përhapet me shpejtësi

Një bakter i ri ka vrarë një numër te madh pacientësh duke u konsideruar keshtu thuajse i pashërueshëm.

Lifestyle

24/04/2017 21:38

Çdo vit regjistrohen rreth 2000 raste të reja të infeksionit me bakterin Carbapenemase-Producing Enterobacteriaceae (CPE), një numër tepër i madh krahasuar me 3 rastet që regjistroheshin 12 vite më parë, shkruan Shëndeti.

Shifrat tregojnë gjithashtu se të paktën 81 pacientë në Britani kanë ndërruar jetë si pasojë e bakterit CPE që nga viti 2009.

Numri i saktë i vdekjeve dhe rasteve të prekura nga infeksion mendohet të tjetë më i lartë duke qenë se shumë spitale nuk i regjistrojnë ato.

Bakteri është cilësuar si “i frikshëm” nga ekspertët pasi është shumë i vështirë për t’u trajtuar. Ai ka fituar rezistencë ndaj një sërë antibiotikësh.

Ky bakter është rezistent pasi prodhon një enzimë që i ka nxjerrë të gjitha ilaçet jashtë loje.

Ekspertët thonë se ai vret rreth gjysmën e pacientëve që janë të infektuar në rrugët e gjakut, edhe pse shumë prej tyre kanë probleme shëndetësore më të theksuara.

Simptomat mund të ndryshojnë nga një pacient në tjetrin, edhe pse bakteri zakonisht shkakton një infeksion të tipit të pneumonisë në kraharor ose një infeksion të tipit E coli në fshikëzën e urinës ose sistemin tretës.