Bakayoko: Jam i dashuruar në këtë lojtar të Milanit

Timeoue Bakayoko është duke i befasuar të gjithë me formën e tij te Milani.

Sport

19/02/2019 14:25

Timeoue Bakayoko kishte dështuar në start të huazimit të tij nga Chelsea te Milani, por që tani ka arritur ta gjej vetën.

Por, mesfushori francez ka thënë se ai përveç kohës së mirë që po kalon te rosonerët, ai ka zbuluar se është i dashuruar në Krzysztof Piatek.

“Jam në dashuri me Krzysztof Piatek”, ka thënë Bakayoko, përcjell lajmi.net.

“Ai është një lojtar që dëshiron që në çdo ndeshje të shënojë gola, andaj forma e tij qysh në start më ka impresionuar.”, ka shtuar më tej francezi. /Lajmi.net/