Bajrami premton kushte për investitorë të huaj

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hikmete Bajrami tha se do të punojë shumë në vizionin e saj për krijimin e kushteve më të mira për investitorët e huaj, si dhe për sektorin privat.

Lajme

29/12/2014 17:16

Ajo këto premtime i bëri në një konferencë me gazetarë, ku tha se për shkak të përmbylljeve vjetore nuk ka pas mundësi të bëjë më shumë gjatë këtyre javëve prej se e ka marrë mandatin, por shtoi se që nga viti tjetër do të jetë e hapur për të biseduar me secilin gazetar.

“Me stafin tim profesional kemi ardhur në krye të këtij institucioni me qëllimin më të mirë që të krijojmë kushte më të favorshme për sektorin privat, për tërheqje të investimeve të huaja”.

“Me këtë punë, me këtë vizion padyshim që vyen angazhimi individual, kreativ dhe puna ekipore e të gjithë punonjësve të MTI-së dhe institucioneve tjera relevante”, tha ajo, transmeton Kosovapress.

Bajrami ka premtuar se do të jetë edhe me gazetarët dhe mediet shumë bashkëpunuese dhe se do të ketë një kabinet shumë të përgjegjshëm para mediave dhe gazetarëve.