Bajrami pranon se ka ngecje në investimet e huaja

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), akoma nuk e ka licencuar zonën ekonomike të Gjakovës. Kjo për shkak të problemeve pronësore.. Përderisa zona në Mitrovicë është e licencuar. Këtë e ka bërë të ditur ministrja e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Hykmete Bajrami, në një intervistë për KosovaPress.

Lajme

02/05/2015 08:23

Ajo ka thënë se tregu i naftës nuk është një treg i rregulluar dhe ka paralajmëruar ndryshme në udhëzime administrative për vendosje të rregullave të reja për punën e trupave inspektuese.

Bajrami ka pranuar po ashtu që ka ngecje në aktivitete për nxitje të investimeve të huaja, kjo për shkak të mungesë të stafit të Agjencionit KIESA.

Ajo po ashtu ka thënë se janë shqetësuese edhe rastet kur investitorët i tërheqin aksionet.

Bajrami ka treguar se vitin e kaluar qeveria ka shpall disa zona të lira ekonomike por tashmë fokusi është që të licencohen ato zona ekonomike. Ajo ka thënë se zona ekonomike në Gjakovë ende nuk ka licencë nga MTI-ja.

Ajo po ashtu ka thënë se zonat tjera të cilat janë të licencuara si ajo në Prizren, Shtime dhe Suharekë, këtë vit nuk mund të ketë financim në infrastrukturën e këtyre zonave të lira ekonomike.

Ndërsa, sa i përket sektorit të naftës ajo ka thënë se nuk është tregu i rregulluar, dhe se as për cilësinë e naftës së importuar nuk është e kënaqur.

Ajo po ashtu ka paralajmëruar ndryshime dhe se janë në fazën e analizimit se a kanë apo jo nevojë për trupa inspektuese.

Bajrami ka shtuar se në këtë udhëzim i cili ka të bëjë me dhënien e autorizimeve të trupave inspektuese dhe laboratorëve, kanë menduar që të ketë rregulla të qarta dhe ato të zbatohen.