Bajrami nuk përjashton protestat, por thotë se koha e gazit ka kaluar (Video)

Shefja e Grupit Parlamentar të Nisma për Kosovën, Valdete Bajrami, thotë se ky subjekt politik kundërshtimin e marrëveshjes së demarkacionit kur të kalon në kuvend nuk e kanë më pjesë të planeve të tyre.

Lajme

22/02/2017 23:30

Bajrami nuk ka përjashtuar mundësinë e protestave, sipas saj, Nisma do të jetë gjithmonë pranë qytetarëve.

“Nisma për Kosovën qysh me kthimin tonë se koha e gazit ka kaluar ndërsa sa i përket protestave, ne jemi gjithmonë me qytetarët. Për momentin nuk kemi ndonjë vendim por brenda Kuvendit, vota jonë do të jetë kundër demarkacionit”, tha Bajrami në emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel.

Deputetja e Nisma për Kosovën, shpreson që ata deputet të pozitës që e kanë kundërshtuar marrëveshjen e demarkacionit do të jenë të vendosur dhe siç e quan ajo nuk do ta kontrabandojnë votën.

“Shpresoj që të gjithë deputetët kanë me qenë shumë të vendosur dhe nuk do të hyjnë në lojrat e presioneve politike. Po harrojnë liderët e partive të tyre politike që ata kanë ardhur me votë të popullit. Unë besoj që edhe ata që e kanë kontrabandu votën e tyre, do ta marrin ndëshkimin nga qytetarët”, shtoi Bajrami. /Tribuna

YouTube player