Bajrami: Ja pse jemi bërë target i kompanive joserioze

Ministrja e Tregtisë, Hikmete Bajrami ka deklaruar se nëse dështon projekti i Brezovicës, janë kompani të tjera rajonale dhe botërore që kanë kuptuar për Brezovicën dhe do të jenë të interesuara për këtë projekt.

Lajme

31/05/2016 22:30

Ajo tha se nëse projekti nuk ndodhë, me krijimin e një baze ligjore, ky projekt shumë shpejt është i implementueshëm.

Bajrami gjatë një emisioni në Tv 21, ka thënë se gjëra të tilla ndodhin në gjithë botën por ajo që Kosova nuk ka praktikuar, është ndëshkimi ndaj kompanive që nuk përmbushin obligimet, gjë që ka rezultuar që të jemi target të kompanive joserioze.

Bajrami është arsyetuar se vetëm kanë qenë trashegimtare e këtij projekti, por theksoi se me ligjin e ri, negociatat e drejtpërdrejta me Qeverinë, do të sjellin vetëm investitorët serioz, të cilët para në momentin që fillojnë bisedimet me qeverinë duhet të ketë 60 % të shumës së projektit.