Bajrami i Madh, besimtarët falin Namazin në sheshin e ri

Me përfundimin e muajit të Shenjtë të Ramazanit,pas 30 ditëve agjërim, lutje, adhurime, besimtaret muslimanë shqiptare, dhe ata në mbarë botën, po festojnë diten e Fiter Bajramit.

Lajme

25/06/2017 08:26

Ashtu si në të kaluarën edhe këtë vit besimtarët janë mbledhur për të falur namazin duke iu lutur Zotit tu pastrojë shpirtin nga e keqja.

Këtë vit ceremonia zhvillohet në sheshin e ri Skënderbej, ndërsa falja ka nisur që në oren 6:00 të mëngjesit. Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Skënder Muçaj, një ditë më parë nuk harroi të bënte një apel për të githë besimitarët në ditën e votimit.

Pas faljes së Namazit, besimtarët pershendetën njëri-tjetrin duke uruar paqe dhe mirësi për familjet e tyre, ndërkohë festa vijon në shtëpitë e gjithësecilit ku shërbehet dreka familjare me të afërmit dhe miqtë, për të ndarë bashkë gatime të shumëllojshme sipas zakonit. Fiter Bajrami është festa më e madhe e vitit për të gjithë besimitarët mysliman në mbarë botën.