Bajrami: Gecaj mund ta falë pronën private, por jo atë të shtetit dhe qytetarëve

Deputetja e Nismës për Kosovën Valdete Bajrami i është kundërpërgjigjur zëvendësministrit të Administrimit dhe Pushtetit Lokal Bajram Gecaj, i cili për çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi ka thënë se Kosova nuk ka ekspert për të caktuar vijen kufitare me shtetin fqinjë.

Lajme

27/05/2016 23:07

Bajrami me anë të një postimi në facebook, ka thënë se Kosova nuk ka tokë për të falur, por Gecaj mund të fal pronën e tij private, përcjell lajmi.net

“E kam një pyetje për z. Gecaj, sipas jush Kosova nuk paska ekspertë për përcaktim të vijës kufitare, dmth edhe pse është bërë gabim me Malin e Zi duhet të pranohet marrëveshja për demarkacion?”

“Por e keni gabim, nuk kem tokë për të falur, nëse ju keni tokë tuaj private askush nuk të ndal, fale por jo ato të shtetit e të qytetarëve tanë, kurr!”

“Marrëveshjet nuk do të kalojnë!”, ka shkruar ajo.