Bajrami e quan lojë kërkesën e LDK-së për zbardhjen e vrasjeve politike

Shefja e grupit parlamentar nga radhët e Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami e ka cilësuar si lojë, kërkesën e LDK-së për zbardhjen e rasteve politike.

Lajme

20/03/2017 21:11

Me anë të një postimi në facebook, Bajrami ka akuzuar LDK-në për hipkorizi, pas vendimit që morrën për koalicion me PDK-në, transmeton lajmi.net

“Ndërsa, ajo çka është më e pa ndershme është loja që e ka riaktualizuar LDK-ja. A thua kur u bë që LDK-ja i harroi ata veprimtare të vrarë për të cilët akuzonte PDK-në, konkretisht Kadriun e Hashimin që po të dy janë në pozitat aktuale falë votave të LDK-së“, ka shkruar Bajrami në facebook.

Lexo postimin e plotë:

Në njërën anë PDK ka filluar me dëgjimet e qytetarëve, sikur nuk kanë qenë kurr në qeverisje, ndërsa në anën tjetër LDK e ka aktualizuar temën e “zbardhjes së vrasjeve”.

Unë sinqerisht nuk po mundem t’i kuptojë as njërën e as tjetrën pasi që e para ka gati një dekadë që qeverisë e tek tash iu shkoi mendja për t’i dëgjuar qytetarët e jo për t’i dhënë llogari për mashtrimet e bëra për gati 10 vite, për të dhënë llogari për premtimet e rrejshme, për me dhënë llogari për “PISAN”, për mashtrimin e vendeve të reja të punës nga po këto dy parti PDK-LDK e shumë e shumë gënjeshta e mashtrime që këta pa fije turpi i bënin.

Ndërsa, ajo çka është më e pa ndershme është loja që e ka riaktualizuar LDK-ja.

A thua kur u bë që LDK-ja i harroi ata veprimtare të vrarë për të cilët akuzonte PDK-në, konkretisht Kadriun e Hashimin që po të dy janë në pozitat aktuale falë votave të LDK-së.

Nuk iu prishte punë të bënin koalicion me PDK-në, pikërisht me ata që vazhdimisht LDK-ja i akuzonin për këto vrasje të cilat tash i kanë aktualizuar, e që po bëhen 3 vite që qeverisin pikërisht me ta, u bënë gati 3 vite që e votuan për kryetar të kuvendit njeriun për të cilin nuk lanë gjë pa thënë në fushatën e fundit, por po me votën e deputetëve të LDK-së e bënë njeriun që e akuzonin për kapjen e shtetit dhe kapjen e çdo segmenti të shtetit e që këta e bënë “president”.

Definitivisht HIPOKRIZIA nuk paska kufi!!!