Bajram Rexhepi del nga QKUK-ja, niset për shërim jashtë vendit
Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, në këto momente ka dalë nga QKUK-ja dhe pritet që menjëherë të niset për shërim jashtë vendit, ku do të dërgohet për shërim pas sulmeve në tru të pësuara para tetë ditësh.
Lajme
Burime të Veriu.info nga QKUK-ja bëjnë të ditur se një ekip mjekësor në repartin Intenziv e ka përgatitur Rexhepin për rreth dy orë, në mënyrë që të bëhet transferi sa më adekuat për shërim jashtë vendit.
“Sigurimi i spitalit i ka nxjerrë jashtë të gjitha personat që ka qenë në korridoret e Intenzivës, ku personeli mjekësor tash e nisi transportimin e Bajram Rexhepit. Infermierët na treguan që ai do të dërgohet për shërim në Turqi”, ka bërë të ditur burimi në QKUK.
Siç ishte bërë e ditur edhe nga zyrtarët e QKUK-së, ish kryeministri Rexhepi është në gjendje kome prej tetë ditësh.