Bajram i varfër për shumë familje – Lajmi.net
Bajram i varfër për shumë familje
Autori: Lajmi.net LajmeSociale 9:50, 27 June 2017
ilustrim
ilustrim
Mbi 30 për qind e familjeve të Shalës, të Vushtrrisë dhe të Drenicës, jetojnë në varfëri të skajshme dhe Fitër Bajramin e kanë pritur me shpresat se dikush do të gjejë forcë t’ua mbushë sofrën në ditën më të shenjtë. Kryefamiljarët shprehen kategorikë se varfëria nuk hiqet me ndihma të njerëzve të vullnetit të mirë, por me projekte konkrete, shkruan sot Gazeta "Zëri".

Ishte ulur në një qoshe të një kasolleje, të cilës ajo i thotë shtëpi, në Tërnafc të Skenderajt dhe po priste që dikush t’ia hapte derën.

Krejtësisht e vetme, pa pasur kush t’ia hapë derën, Raba Tahiri, e cila i ka kaluar të 80-at, mezi ngrihej në këmbë për ta hapur derën dhe për ta përqafuar njërin nga anëtarët e familjes së Ibrahim Avdullahut nga Vranidolli i Prishtinës, i cili ia kishte sjellë një thes miell dhe një pako me ushqime sa për ta kaluar Bajramin.

Në fakt, ajo ishte mësuar tashmë që për çdo bajram t’i vijnë në derë Avdullahët e Vranaidollit, të cilët, siç thotë ajo, janë të vetmit që ia dinë hallin dhe vuajtjet me të cilat përballet.

Ajo shprehet e lumtur që i ka miq Avdullahët e Vranidollit, por nuk e lë pa përmendur edhe kryetarin e fshatit, Bekë Hylenën, i cili, siç thotë Raba, ka qenë më meritori që tani ka strehë mbi kokë.

“Jam lodh bre vallahi, në njërën anë fukarallëku, në anën tjetër vetmia, po ma hanë shpirtin. Vallahi nuk kam pas as Natën e Madhe me çka me nda, po shyqyr janë këta Avdullahët e Prishtinës, që vijnë për çdo bajram e po na shpëtojnë. Zoti ishalla ua kthen, se na nuk mujna kurrë”, thoshte ajo, derisa i luste që thesin me miell mos t’ia lënë jashtë tek dera, sepse vetë nuk është e zonja ta fusë brenda.

Janë edhe 19 familje të tjera, të cilat janë ndihmuar nga Ibrahim Avdullahu i Vranidollit, të cilët shprehen me të njëjta fjalë sikurse Raba.

Por janë edhe dhjetëra familje të tjera në komunën e Skenderajt, të cilat jetojnë në varfëri të skajshme.

Anëtarët  e këtyre familjeve jetojnë me 50 centë në ditë nga ndihmat sociale që marrin, por ka të tilla që janë të privuar nga e drejta në asistencë sociale për shkak të kritereve të ashpra të Ministrisë së Punës dhe të Mirëqenies Sociale. Komuna e Skenderajt është përkujdesur që për këtë Fitër Bajram t’u ndihmojë me ushqime

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bow Master
  • Play Berry Rush
  • Play World Soccer Champion
  • Play Rock Wheels