Bajram Hasani: Qytetarët e Vitisë me qasje në autostradën “Arbën Xhaferi” – Lajmi.net
Bajram Hasani: Qytetarët e Vitisë me qasje në autostradën “Arbën Xhaferi”
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 20:02, 5 June 2018
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka bërë të ditur se qytetarët e Vitisë do të kenë qasje në autostradën “Arbën Xhaferi”.

Përmes një postimi në Facebook Hasani ka bërë të ditur se ka paraqitur kërkesën e qytetarëve të kësaj komune, e cila më pas është aprovuar nga Komitetit Drejtues Ndërministror .

“Kërkesa e qytetarëve të Vitisë për qasje të kësaj komune në autostradën “Arbën Xhaferi” , sot u plotësua. Qytetarë të Vitisë, më lejoni të ju informoj se në mbledhjen e sotme të Komitetit Drejtues Ndërministror për Zhvillimin e Projektit “Rruga 6″ (Autostrada Prishtinë – Han i Elezit) me insistimin tim është future në rend të ditës dhe më pas është marrë vendim që edhe Vitisë t’i mundësohet qasja në këtë autostradë. Kërkesën tuaj e kam prezantuar edhe më mbledhjen e rregullt të Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 21 maj” ka shkruar Hasani.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO