Bajram Gecaj në hap me shefin, edhe “katin” e ka të njëjtë (Foto)

Gecaj është fort i dhënë pas shefit dhe e përcjellë gati në çdo hap. Njëjtë ka vepruar edhe sot, në mbledhjen e qeverisë, raporton lajmi.net. Ai është parë duke hyrë me kryeministrin në mbledhje, por ajo që ka rënë në sy janë teshat e njëjta.

Fun

24/06/2016 16:57

Ai quhet Bajram Gecaj. Është zëvendësministër i Administrimit të Pushtetit Lokal dhe, por edhe këshilltar i kryeministrit, Isa Mustafa.

Gecaj është fort i dhënë pas shefit dhe e përcjellë gati në çdo hap. Njëjtë ka vepruar edhe sot, në mbledhjen e qeverisë, raporton lajmi.net. Ai është parë duke hyrë me kryeministrin në mbledhje, por ajo që ka rënë në sy janë teshat e njëjta.

“Kati” i të dy zyrtarëve shtetëror duket shumë i njëjtë, dallimin këtu e bëjnë vetëm kravatat. /Lajmi.net/