Bajram Gecaj ia kthen Shpend Ahmetit: Në Prishtinë veç kungja ke ngjitë!

Pas akuzave të Bajram Gecajt  nga radhët e LDK-së, për Vetëvendosjen se këta të fundit  “mjelin shtetin” dhe nuk e njohin atë, ka reaguar kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Lajme

12/08/2016 18:43

Ai pak më parë në një status të tij e akuzoi qeverisjen aktuale se të njëjtit  e shohin shtetin vetëm si një lopë.

Por polemikat mes tyre nuk përfundojnë me kaq. Zv/ministri në Ministrinë e Administimit të Pushtetit lokal Bajram Gecaj në një prononcim për lajmi.net, ironizoi me kreun e Komunës Shpend Ahmeti duke thënë se ai përveç vendosjes së ‘kungjave’ dhe kifleve nëpër shkolla, nuk ka bërë asgjë më shumë.

Madje ai kërkon nga i pari i Komunës së Prishtinës që të merret me problemet që siç vlerëson Gecaj, janë të shumta në kryeqytet e jo të jap deklarata për çështjet nacionale.

“I konsideroj deklaratat e tij të papërgjegjshme prej një njeri i cili s’ka bërë asgjë në Komunën e Prishtinës, i cili për çdo ditë jep deklarata të çështjes nacionale në vend se të merret me atë për çka e ka zgjedh populli, pra të merret me problemet e që janë të shumta të Komunës  e për të cilat ai s’ka bërë asgjë më shumë se ato kiflet dhe kungjat që i ka ngjit në Komunën e Prishtinës”, tha Gecaj. /Lajmi.net/