Bajadera të bardha (Receta)

Një recetë tepër e thjeshtë dhe e shpejtë. Mësojeni dhe kënaquni me shijen e saj të ëmbël.

Lifestyle

02/04/2016 05:02

Përbërësit:

200 gr sheqer
1 filxhan i vogël kafeje ujë
250 gr margarin
300 gr biskota
25 gr qumësht pluhur
150 gr çokollatë e bardhë për glazurë

Përgatitja:
Vlojmë ujin me sheqer 2-3 minuta. E largojmë nga zjarri dhe i shtojmë margarinën. Përzihet derisa të shkrihet, pastaj shtohen biskotat e copëtuara (jo të bluara) dhe qumështi pluhur. Përziehet mirë. E vendosim në një tepsi katrore. E rrafshojmë dhe e lyejmë me çokollatën e shkrirë me 2 lugë vaj.