Baiden nuk do të kandidojë për president

Zëvendëspresidenti amerikan Joe Baiden sot i ka dhënë fund spekulimeve disa mujore, lidhur me të ardhmen e tij politike.

Bota

21/10/2015 18:56

Në një adresim për media, duke pasur përkrahë presidentin Barack Obama, Baiden ka njoftuar se nuk do të garojë për president – duke bërë që Hillary Clinton të fitojë një pozicion më të fuqishëm në kandidaturën e saj presidenciale në mesin e partisë demokratike, raporton lajmi.net.

Vendimi i sotëm i Baiden, do të thotë se karriera e tij politike do të merr fund, së bashku me përfundimin e administratës Obama më 20 janar 2017.

Baiden, 72 vjeçar,  ka qenë anëtarë i Senatit amerikan për rreth 40 vjet dhe ka shërbyer për dy mandate si zëvendëspresident i SHBA-ve.

Duket se vendimi i tij për t’i dhënë fund karrierës politike, është edhe vdekja e djalit të tij nga kanceri gjatë këtij viti./lajmi.net