Bahtiri viziton në QKUK zhytësin e lënduar
Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, e ka vizituar në QKUK njërin prej katër zhytësve të lënduar sot në Liqenin Akumulues në Mitrovicë.
Lajme
Bahtiri përmes profilit të tij në “Facebook”, ka njoftuar se porsa ka marrë vesh për lëndimin e zhytësit Avni Ahmeti është kthyer nga Maqedonia për ta vizituar në Emergjencën e QKUK-së.
Katër zhytës u lënduan sot gjatë një gare kërcimi në ujin e lumit Ibër në pjesën e Liqenit Akumulues./Lajmi.net/