Bahtiri u godit me grushte, s’ka lëndime serioze

Zëdhënësi i komunës së Mitrovicës, Hysni Syla tregoi se si kryetari Bahtiri është sulmuar sot nga një qytetar.

Lajme

16/03/2015 18:12

Syla tha se Bahtiri u godit nga një qytetar me grushte, por shtoi se nga ky sulm fizik kreu i Mitrovicës ka shpëtuar pa lëndime serioze.

“Ka qenë diku ora rreth 15:00, kur kryetari Bahtiri ka dalë nga zyra për t’u nisur për në Prishtinë, ku kishte një takim pune. Me të dalë, një qytetar e ka ndaluar dhe i ka kërkuar takim. Kryetari Bahtiri i ka thënë se nuk ka problem vetëm se duhet ta lë numrin e telefonit në sekretari, ashtu siç praktikojnë të gjithë dhe ne do të thërrasim për një takim në një ditë tjetër. Kryetari Bahtiri me të përfunduar sqarimin është nisur shkallëve për të dalë nga Komuna, ndërsa në atë moment qytetari ka reaguar dhe e ka qëlluar nga pas me grushte”, ka thënë Syla për Zëri.