Bahtiri takohet me prindër, ka një kërkesë për grevën në arsim

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka reaguar sërish në lidhje me grevën në arsim.

Lajme

19/01/2019 19:04

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, ka kërkuar fillimin e menjëhershëm të procesit mësimor.

Ky është statusi i plotë i Agim Bahtirit:

Nga gjitha takimet që kam zhvilluar kam parë nga afër se të gjithë prindërit dhe nxënësit papërjashtim, kërkojnë fillimin e menjëhershëm të procesit mësimor dhe këkesa ime është në këtë linjë. Ky është qendrim edhe i Kryetarit të Këshillit të prindërve i shprehur publikisht, është qendrim zyrtar edhe i Ministrisë së Arsimit.

Ndërkohë, ritheksoj se qëndroj fuqishëm përkrah kerkesave të mësimdhënësve për rritje të pagave, por jam tërësisht kundër bojkotimit të procesit mësimor.

Nuk mund të rrijë duarkryq dhe të shikoj, ndërkohë që po pësojnë femijët e Kosovës. Duhet të zgjedhen forma të tjera të protestës, sepse fëmijët e kanë të drejtë kushtetuese edukimin dhe arsimimin.

Sa i përket kërcënimit të kryetarit të SBAShK-ut për padi ndaj meje, i them me plotë përgjegjësi se nuk kam kërcënuar askënd, aq më pak mësimdhënësit.

Mua askush nuk mund të këcënoj, madje edhe nëse dikush më ngrit padi në Gjykatën Speciale të Hagës nuk e kam problem, për faktin se janë afër 300 mijë nxënës duke pritur të ulen në bankat shkollore.

I bëjë thirrje Komisionit pë Arsim të Kuvendit të Kosovës dhe Grupeve Paralmentare që t’i plotësojnë për aq sa është e mundshme kërkesat e mësimdhënësve, në mënyrë që mësimi të filloj ditën e hënë. AB /Lajmi.net/