Bahtiri takohet me përfaqësues të bizneseve, merr mbështetjen e tyre

Kandidati i AKR-së për kryetar të Mitrovicës, Agim Bahtiri, mbajti takim me përfaqësues të bizneseve para të cilëve është zotuar se edhe në mandatin e ardhshëm do të jetë 24 orë në dispozicion të tyre.

Lajme

20/10/2017 13:53

Bahtiri me këtë rast ka marrë përkrahje nga përfaqësuesit e bizneseve, se do ta përkrahin që të qeveris me Mitrovicën edhe pë një mandat.

“Patriotët e sotëm janë ata që krijojnë vende të reja pune dhe kështu mundësojnë zhvillimin ekonomik të Kosovës. Gjatë takimit me përfaqësues të bizneseve, u zotova se edhe në mandatin e ardhshëm do të jem 24 orë në dispozicion të tyre, në mënyrë që komuna t’i kryej të gjitha detyrat e veta për t’ua lehtësuar ambientin e të bërit biznes. Falenderoj përfaqësuesit e biznesve që edhe në këtë takim, më përgëzuan për punët që i kam bërë dhe treguan se do të më përkrahin për ta vazhduar qeverisjen me duar të pastra edhe për katër vite”, ka shkruar Bahtiri në Facebook.

Në këtë takim i pranishëm ishte edhe ministri i Ministrisë së Zhvillimit Ekononik, Valdrin Lluka,  i cili  në tri vitet e fundit ka jetuar në Mitrovicë, pasi që ishte drejtor i fabrikës së kërpudhave ‘Hirano Mushroom’, duke treguar se i njeh mjaftë mirë problemet e bizneseve dhe se do të angazhohet maksimalisht për zgjedhjen e tyre.