Bahtiri: Rinia është e tashmja dhe e ardhmja e Kosovës

Kandidati i AKR-së për kryetar të Mitrovicës, Agim Bahtiri ka organizuar një mbrëmje me rininë, ku tregon se ka marrë mbështetje nga ta.

Lajme

13/10/2017 16:41

Bahtiri thotë se rinia janë jo vetëm e tashmja, por edhe e ardhmja e Kosovës.

Ja postimi i plotë i Agim Bahtirit:

Rinia ka qenë promotor i të gjitha proceseve për lirinë, pavarësinë dhe zhvillimin e Kosovës. Thonë se rinia është e ardhmja e një vendi, por sigurisht se ata janë edhe e tashmja.

Ishte ndjenjë e veçantë të marrë përkrahjen e rinisë së Mitrovicës, të cilët në mënyrë masovike po punojnë që unë të fitoj pa balotazh dhe të udhëheqi Mitrovicën edhe për një mandat.