Bahtiri për murin: Nuk ka qenë në projekt, e kemi lajmëruar Brukselin

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë se muri që ka nisur të ndërtohet në anën veriore të Mitrovicës nuk ka qenë në projektin e dakorduar të rivitalizimit të urës.

Lajme

06/12/2016 23:35

Ai ka deklaruar se për këtë çështje ka lajmëruar Brukselin zyrtar, ndaj është duke pritur të mërkurën që një ekip nga atje të vijë për të përcjellë këtë zhvillim, njofton Klan Kosova.

“Është një projekt i Bashkimit Evropian dhe çdo lëvizje nga ai projekt duhet rrënuar. Projekti i rivitalizimit të urës është i punuar në mënyrë perfekte. Ata e kanë nisur një mur sepse e kanë nisur rregullimin e sheshit në atë anë. Por unë e kam lajmëruar BE-në, sepse kjo gjë nuk ka qenë e planifikuar. Kështu që shikojmë me ekipin që vjen nga Brukseli”.

“Shpresoj shumë se një gjë e tillë nuk do të lejohet. Nuk kam mundur të takohem me kryetarin e Mitrovicës Veriore, por jam duke e pritur ekipin nga Brukseli”.