Bahtiri: Për koalicionin PAN-AKR pyetni Behgjet Pacollin

Kryetari i Mitrovicës nga AKR-ja, Agim Bahtiri, nuk ka pranuar të përgjigjet në lidhje me ndonjë koalicion të mundshëm në mes PDK-AAK-NISMA dhe AKR.

Lajme

12/06/2017 15:22

 

Bahtiri është pyetur për mundësin e koalicionit me PAN-in, por ai është përgjigjur me pyetje duke ironizuar.  “Kush është ky PAN”,ka pyetur Bahtiri.

Bahtiri, për koalicionin PAN-AKR ka sugjeruar të pyetet shefi i partisë Behgjet Pacolli.

“Vetne Pacollin, e jo mua”, ka thënë kryetari i Mitrovicës për lajmi.net

Sipas rezultatateve të fundit nga KQZ-ja del se PAN ka rreth 34% të votave, duke e lënë prapa Vetëvendosjen me 27% dhe LAA me rreth 25%. /Lajmi.net/