Bahtiri në Ujman, ironizon me Thaçin

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri e ka vizituar sot liqenin e Ujmanit.

Lajme

07/10/2018 15:11

Këtë e ka bërë të ditur vetë Bahtiri përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Ashtu sikurse ne, edhe Policia e Kosovës meriton të ketë pushim për vikend”, ka shkruar Bahtiri

Kujtojmë se edhe presidenti Thaçi i shoqëruar nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, shefi i AKI-së, Shpend Maxhuni, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri dhe ministri i Financave, Bedri Hamza, kishin vizituar Ujmanin në ditën kur Lëvizja Vetëvendosje po mbante protestën kundër idesë për shkëmbimin e territoreve./Lajmi.net/.