Bahtiri: Në asnjë formë dhe me asnjë çmim nuk hyjmë në koalicion me PDK-në

Nënkryetari i AKR-së, Agim Bahtiri, ka reaguar pas disa shkrimeve se AKR mund të hyj në koalicion me PDK-AAK-NISMA, duke thënë se në asnjë formë kjo nuk mund të ndodh.

Lajme

12/06/2017 18:33

I pari i Mitrovicës, i cili ka qenë personi më insistues brenda AKR-së që të shkohet në koalicion parazgjedhor me VV-në, thotë se AKR-ja do të dërgoj në vend vullnetin e qytetarëve për ndryshim, transmeton lajmi.net.

“Uroj qytetarët e Kosovës që treguan maturi në ditën e djeshme, duke shprehur vullnetin e tyre politik lirshëm. Pas rezultateve kanë filluar të qarkullojnë spekulime të ndryshme për lidhje të koalicioneve.

I siguroj gjithë qytetarët se AKR-ja nuk do të lidh koalicion me PDK-në në asnjë formë, me asnjë kusht dhe me asnjë çmim. Ne do ta respektojmë dhe dërgojmë në vend vullnetin e qytetarëve për ndryshim, e jo për vazhdimësi të keqqeverisjes, korrupsionit dhe krimit”, ka shkruar Bahtiri në Facebook./Lajmi.net/