Bahtiri i fton qytetarët në një tubim, në mbështetje të Ramush Haradinajt

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka ftuar qytetarët e Mitrovicës që të mërkurën të dalin në një tubim që ai e ka thirrur për lirimin e Ramush Haradinajt.

Lajme

10/01/2017 15:39

“Nesër me fillim nga ora 11:55 do të mbajmë tubim për shkak të arrestimit së Ramush Haradinajt. Tubimi do të mbahet në sheshin e qytetit, me saktësisht pranë shtatores së Isa Boletinit. Arrestimi i ish-komandantit të Zonës Operative të Dukagjinit dhe tash kryetarit të AAK-së, sipas flet- arresteve të montuara të Serbisë është akt i shëmtuar dhe i padrejtë”, ka thënë Bahtiri për Veriu.info.

I pari i Mitrovicës për Veriu.info thotë se Ramush Haradinaj i përket familjes që më së shumti ka dhënë kontribut për lirinë Kosovës, menjëherë pas familjes Jashari dhe arrestimi i tij sipas urdhrave të Serbisë nuk mund të tolerohet.