Bahtiri dorëzon peticionin për bashkimin e Mitrovicës, Veseli thotë se ky qytet do të jetë i Kosovës

Agim Bahtiri i ka dorëzuar kryeparlamentarit Kadri Veseli peticionin për bashkimin e qytetin e Mitrovicës.

Lajme

16/01/2019 11:23

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pranuar sot nga kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, peticionin e qytetarëve të Mitrovicës për bashkimin e qytetit në një komunë.

Kryeparlamentari Veseli tha me këtë rast se tha se Mitrovica do të mbetet për jetë e mitrovicasve dhe e Kosovës. Ai tha se peticioni do të trajtohet në mënyrë shumë serioze nga Kuvendi dhe do të shkojë në komisionin përkatës parlamentar.

“Është një peticion që do të trajtohet në Kuvendin e Kosovës në bazë të procedurave. Kemi shumë njerëz të cilët e kërkojnë nga ne të mbrohen të drejtat e tyre. Ne do të punojmë bashkërisht, nuk do te ketë eskalim të situatës. Mitrovica është e mitrovicasve dhe përjetë e Kosovës”, theksoi kryetari Veseli, shkruan lajmi.net.

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, nga ana e tij, kërkoi nga institucionet e Kosovës ta bëjnë Mitrovicën një, me një kryetar, pa dallim etnie.

Ai tha se pas dorëheqjes së kryetarëve të komunave me shumicë serbe, tani qyteti i Mitrovicës së Veriut është duke u udhëhequr nga strukturat paralele.

Bahtiri shtoi se 15 mijë banorë shqiptarë të shpërngulur nga pjesa veriore e qytetit vazhdojnë të jetojnë në pjesën e jugut si refugjatë në qytetin e vet.

“Në emër të qytetarëve të Mitrovicës, të sakrificës së atyre njerëzve por edhe në emër të serbëve që janë të bllokuar nga politika, kërkojmë që ky peticion të shqyrtohet nga Kuvendi dhe në fund të kemi një status me një kryetar pa dallime etnie”, tha kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri. ​/Lajmi.net/