Bahtiri dënon sulmin e mbrëmshëm në shtëpinë e shqiptarit në Mitrovicë

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka dënuar ashpër sulmin e mbrëmshëm me koktej molotovi në shtëpinë e Qamil Hajrizit në Lagjen e Doktorëve në Mitrovicë.

Lajme

19/10/2018 16:49

“E dënoj ashpër sulmin e mbrëmshëm me koktej molotovi në shtëpinë e Qamil Hajrizit në Lagjen e Doktorëve. Çdo sulm është i papranueshëm dhe i denueshëm, pavarësisht përkatësisë etnike të kryerësve apo viktimave”, ka shkruar Bahtiri në Facebook.

I pari i Mitrovicës, ka bërë thirrje që institucionet përgjegjëse të Kosovës të marrin të gjitha veprimet e duhura për zbardhjen e këtij rasti.

“Ftoj institucionet përgjegjësve të Republikës së Kosovës, që t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme ligjore dhe kushtetuese për të garantuar stabilitet dhe siguri për të gjithë qytetarët e Kosovës, e veçanërisht për banorët që jetojnë në veri të shtetit”, përfundoi Bahtiri.