Bahtiri: Albin Kurti është më i favorshëm se Hashim Thaçi për të udhëhequr dialogun

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka theksuar se më mirë do të ishte që shefi i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ta drejtonte dialogun e Kosovës me Serbinë.

Lajme

25/04/2018 21:48

Ai në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se Kurti ka njohuri dhe është i përgatitur për ta udhëhequr këtë proces.

“Është i dobishëm nëse do të jetë pjesë e dialogut. Nëse më bëhet pyetje, se në mes Thaçit dhe Kurtit kush do të duhej ta drejtojë dialogun me Serbinë, unë do të thoja Kurti”, ka theksuar Bahtiri.