Bageta franceze

Recetë e thjeshtë që garanton rezultat të shijshëm.

Lifestyle

12/02/2016 12:29

Për 4 bageta të vogla ose 2 të mëdha:

Përbërësit:

1 lugë vogël tharmë buke
1 lugë e mesme kripë
350 ml ujë në temperaturë dhome
500g miell

Përgaditja:

-Përzini të gjithë përbërësit në një enë të madhe, mbulojeni dhe lëreni të dyfishohet për 12-14 orë.

-Formoni bagetat duke përdorur minimumin e miellit dhe lërini të rriten të mbuluara për 1 orë-1 orë e gjysmë.

-Bëni prerje me gërshërë dhe spërkatni me ujë para pjekjes. Bëni gati tepsinë duke vendosur pak griz misri ose miell misri.

-Pjekeni në temperaturë prej 280C (nëse furra juaj nuk e ka këtë temperaturë, 250C është në rregull) për 15 minuta, duke spërkatur me ujë çdo 5 minuta./lajmi.net