Bacca kthehet në Milan

Carlos Bacca nuk ka bindur Villarrealin ta blejë nga Milan andaj pritet të kthehet në San Siro.

Sport

23/03/2018 09:56

Carlos Bacca pritet të kthehet në Milan, pas përfundimit të këtij sezoni.

Sulmuesi i Villarrealit nuk ka bindur drejtuesit e klubit spanjoll për ta shfrytëzuar opsionin për blerjen e tij gjatë afatit kalimtar të verës.

Mediat italiane parashikojnë rikthimin e tij në San Siro, përcjell “lajmi.net”.

Por, Milan nuk planifikon ta mbajë sulmuesin kolumbian në skuadër për edicionin e ri.

Andaj, nëse Villarreal përfundimisht nuk do të paguajë 18 milionë eurot e caktuara si dëmshpërblim për Baccan, sulmuesi do të rikthehet në Milan. /Lajmi.net/